Era Istrefi ka lajmëruar rikthimin e saj në muzikë.
“Bebe” titullohet kënga që Era e ka realizuar tashmë, por nuk e ka publikuar ende në asnjë platformë dixhitale. Era ka lajmëruar se projekti i saj do të publikohet nesër në orën 18:00.
Nga ritmet e publikuara duket se Era po rikthehet tek muzika me të cilën e prezantua para ndjekësve në fillimet e karrierës së saj dhe ky duhet të jetë një lajm shumë i mirë edhe për ta.
Istrefi ka shpjeguar disa kohë më parë se kontratat me shtëpitë muzikore ndërkombëtare e kanë penguar për të sjellë këngë të reja, por tani duket se gjithçka është gati!
View this post on Instagram