Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, zhvilloi takim me shefin e ushtrisë serbe për forcimin e bashkëpunimit

Gjeneralmajori Roberto Vergori, komandant i KFOR-it, u takua me Milan Mojsiloviqin, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë.

Të lidhura

None found

Në qendër të bisedimeve ishte vazhdimi i marrëdhënieve të bazuara në bashkëpunim profesional dhe respekt të ndërsjellë, bëri të ditur KFOR-i.

Sipas njoftimit, dialogu konstruktiv synoi të mbështesë komunikimin transparent dhe në kohë, si dhe koordinimin efikas me Forcat e Armatosura të Serbisë.

KFOR-i deklaroi gjithashtu se është i gatshëm të bashkëpunojë me të gjitha komunitetet në Kosovë dhe se misionin e kryen me profesionalizëm, paanshmëri dhe përkushtim.

Objektivi i misionit, thuhet në njoftim, mbetet krijimi dhe ruajtja e një klime të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës.


Shtuar më 16.10.2026 21:41