LETRA/ Alqi Bllako dorëzon zyrtarisht mandatin, gati për pranga

Deputeti Alqi Bllako ka dorëzuar mandatin në Kuvend.

Kjo lëvizje e tij erdhi pasi Prokuroria e Posaçme ka kërkuar arrestimin e tij. Sipas burimeve, bëhet me dije se në Kuvend ka mbërritur letra e deputetit socialist, i cili heq dorë nga mandati i tij, për t’u përballur kështu me drejtësinë pa imunitet.

Bllako nuk është paraqitur fizikisht në ambientet e Kuvendit dhe letrën e ka dorëzuar me postë./albeu.com/