Sot bisedimet për paqen në Stamboll, çfarë kërkojnë Rusia dhe Ukraina

Negociatorët ukrainas dhe rusë po takohen në Turqi për bisedime ballë për ballë për herë të parë në dy javë, me Kievin që kërkon një armëpushim pa hequr dorë nga territori apo sovraniteti.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha për bisedimet në Stamboll: “Ne nuk po tregtojmë njerëz, tokë apo sovranitet.”

Programi minimal do të jetë çështje humanitare, kurse programi maksimal është arritja e marrëveshjes për armëpushim”, tha ai në televizionin kombëtar.

Por këshilltari i ministrisë së brendshme të Ukrainës Vadym Denysenko tha se ai dyshonte se do të kishte ndonjë përparim.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit të SHBA-së hodhi dyshime të ngjashme mbi shpresat për përparim, duke thënë se presidenti rus Vladimir Putin nuk dukej i gatshëm për të bërë kompromise për t’i dhënë fund luftës.

Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se bisedimet e deritanishme nuk kishin dhënë ndonjë përparim thelbësor, por ishte e rëndësishme që ato të vazhdonin personalisht. Ai nuk pranoi të jepte më shumë informacion./albeu.com