Dhjetë korridore në rajonet e Kievit, Luhansk dhe Donetsk u ranë dakord sot për të evakuuar civilët nga vendbanimet e prekura nga pushtimi rus, sipas zëvendëskryeministres së Ukrainës, Iryna Vereshchuk.
Në juglindje, është planifikuar transport privat për njerëzit nga qyteti i rrethuar i Mariupolit në Zaporizhzhia, por për shkak të bllokimit të autobusëve nga forcat ruse në pikat e kontrollit, nuk do të ketë një evakuim të centralizuar të banorëve të Mariupolit të shtunën, sipas Vereshchuk.
Trupat ruse kanë hyrë në qytetin e Slavutych, në veri të Kievit, një lëvizje që ka shkaktuar protesta në mesin e qindra civilëve ukrainas. Të shtunën herët, Oleksandr Pavliuk, kreu i administratës rajonale të Kievit, tha se “pushtuesit rusë hynë në qytetin e Slavutych dhe pushtuan spitalin e qytetit”.
“Slavutych, Dymer, Ivankiv , ne ju dëgjojmë dhe ne e dimë se keni nevojë për rrugë evakuimi. Ne po punojmë për të,” sipas Vereshchuk.
Në qytetin jugor të Khersonit, Vereshchuk tha se banorët po protestojnë në mënyrë aktive dhe “masive” kundër pushtimit./albeu.com