“Bota e lirë kundër pushtimit të Ukrainës”, Biden takohet sot me presidentin polak

Presidenti amerikan Joe Biden pritet të takohet sot me presidentin polak.

Biden zhvilloi gjatë tre ditëve të fundit takime në Europë me aleatët e G7, Këshillin Europian dhe NATO-n, presidenti amerikan Joe Biden , do t’i drejtohet ditën e sotme qytetarëve në Poloni me një fjalim lidhur me luftën në Ukrainë si edhe krizën e refugjatëve.

Polonia është vendi që ka pranuar më shumë refugjatë të larguar për shkak të pushtimit rus.

Fjalimi i tij pritet të fokusohet tek “bota e lirë” që kundërshton pushtimin rus të Ukrainës dhe sigurisht tek uniteti i krijuar  midis ekonomive kryesore për shkak të domosdoshmërisë për të ndaluar Vladimir Putinin.

Gjithashtu Biden do të takohet edhe me presidentin polak, Andrzej Duda.


Shtuar 26.03.2022 08:46