Rreth 200 pula kanë ngordhur në fshatin Rreth Kalë të Dibrës.
Ngordhja e tyre vjen në një moment kur shumë pula të tjera kanë pasur të njëjtin fat anëembanë Shqipërisë.
Më e rëndë situata u regjistrua në Durrës, ku ngordhën mbi 200 mijë pula, raporton albeu.com.
Ende nuk është zbuluar saktësisht shkaku i ngordhjes së tyre, por ekspertët janë duke punuar për të dalë në rezultate konkrete dhe për t’i dhënë përgjigje pyetjes, nëse ka një grip shpendësh që po sjell këtë fenomen dhe nëse është i transmetueshëm te njerëzit./albeu.com/