Erdoganit është i sëmurë? Rikthehen zërat për shëndetin e tij

Pas një video ku presodenti turk Rexhep Taip Erdogan shfaqet në vështirësi në të folur, janë rikthyer sërish zërat për gjendjen e tij shëndetësore.

Gjatë fjalës së tij, presidenti turk u shfaq i ngjirur, fakt që “ndezën” skenarët për gjendjen e tij shëndetësore.

Megjithatë, ai është kujdesur të sqarojë se zëri i tij është i ngjirur pasi është ftohur gjatë inaugurimit të urës së re në Dardane, teksa temperaturat ishin të ulëta atë ditë.

Kohët e fundit kanë qarkulluar zëra për gjendjen e tij shëndetësore, por presidenca turke këmbëngul se Erdogan është i shëndetshëm./albeu.com/


Shtuar 22.03.2022 09:06