Ra nga pallati, vdes në vend 46-vjeçari në Tiranë

Një punëtor ka rënë nga lartësia në Tiranë, ku po punonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme në rrugën “28 Nëntori” në Tiranë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se bëhet fjalë për një 46-vjeçar, i cili ndërroi jetë pasi ra nga pallati teksa ishte duke punuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.03.2022, rreth orës 10:00, në rrugën “28 Nëntori”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Gj. P., 46 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 19.03.2022 10:40