U vihet flaka tre makinave në mes të natës në qytetin e Laçit (VIDEO)

Tri makinave u është vënë zjarri gjatë mbrëmjes së djeshme në qytetin e Laçit.

Arsyet e kësaj ngjarjeje janë ende mister.

Ato ndodheshin  pranë një banke në qytet.

Ndërhyrja e zjarrfikësve megjithatë nuk ka mundur të shpëtojë nga djegia asnjërin nga mjetet, por ka ndaluar djegien e të tjerave që ndodheshin pranë tyre.

Fillimisht flakët kanë përfshirë njërën makinë dhe më pas dy të tjerat. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.


Shtuar 19.03.2022 10:36