Braziliani Dani Alves gjatë një bisede për ESPN ka analizuar situatën delikate që po kalon aktualisht argjentinasi Leo Messi.
“Për mua, Messi nuk po kënaqet (në Paris Saint-Germain). Për mua nuk është në vendin e duhur, tani Leo është jashtë vendit atje. Sepse Leo për mua ka jetuar në vendin më të mirë në botë për të praktikuar atë që do. Leo më thoshte gjithmonë ku do të jesh më mirë se këtu? Dhe kontrollova, nuk ka vend më të mirë se këtu. Për çfarëdo arsye ai nuk është këtu dhe shpresoj se mund të kthehet. Nuk e di, por nëse vjen, le të vijë këtu me mua, për të shijuar të paktën pak më shumë nga e gjithë kjo. Të gjithë njerëzit që largohen nga këtu u vjen keq, të gjithëve. Disa do të thonë jo, sepse nuk u pëlqen të humbasin, por të gjithë ata që largohen pendohen, sepse më mirë se këtu nuk do të jenë askund”, tregoi ai. /albeu.com/