Banesat e shkatërruara nga forcat ruse, ukrainasit nxitojnë të marrin sendet me vlerë (FOTO LAJM)

Sot është shënuar dita e 23-të e luftës Rusi-Ukrainë, me shpërthime të shumta në disa rajone të vendit. Lagjia Podil në Kiev është shkatërruar nga sulmet ruse, sipas korrespondentt të skynews Alex Crawford.

Shtëpitë e banorëve janë shkatërruar, ndërkohë që njerezit nxitojnë për të mbledhur sendet me vlerë që i kanë mbetur në rrënoja. Kryebashkiaku i qytetit Vitali Klitschko tha se këto sulme nuk do të thyejnë kurrë shpirtin e njerëzve.

“Këto nuk janë aksidente,” tha ai. “Këto janë sulme të qëllimshme ndaj civilëve dhe njerëzve të pafajshëm.