Pse dështojnë autokracitë?

The New York Times

Sipas Joe Biden lufta midis demokracisë dhe autokracisë është konflikti që do të përcaktojë kohën në të cilën ne po jetojmë.

Pra, cili sistem funksionon më mirë?

Në autokraci, pushteti është i centralizuar. Udhëheqësit mund t’i përgjigjen shpejt dhe me vendosmëri sfidave. Kina tregoi se autokracitë mund të prodhojnë prosperitet masiv. Autokracia ka fituar më shumë globalisht ndërsa demokracia vazhdon të shënojë rënie.

Në demokraci, nga ana tjetër, pushteti është i decentralizuar, shpesh i polarizuar dhe paralitik. Sistemi politik amerikan është bërë mosbesues dhe jofunksional. Megjithatë, javët e fundit na kanë shpalosur shumë të vërteta. Është e qartë se kur bëhet fjalë për funksionet më të rëndësishme të qeverisë, autokracia ka disa dobësi, raporton abcnews.al

Ky nuk është një rast për triumfalizëm demokratik; është një rast për një vlerësim realist të paaftësisë autoritare dhe ndoshta jostabilitetit.

Cilat janë ato dobësi?

Në demokraci, politikëbërja zakonisht ndodh përpara publikut dhe ka mijëra ekspertë që tregojnë çdo gjë me fakte dhe opinione. Shumë ekonomistë vitin e kaluar thanë se inflacioni nuk do të ishte problem, por Larry Summers dhe të tjerë thanë se do të ishte, dhe rezultoi që ata kishin të drejtë. Ne ende bëjmë gabime, por sistemi mëson.

Shpesh në autokraci, vendimet merren brenda një rrethi të vogël e të mbyllur. Rrjedhat e informacionit shtrembërohet nga fuqia. Askush nuk mund ti thojë udhëheqësit diçka që ai nuk dëshiron ta dëgjojë.

Dështimi i inteligjencës ruse për Ukrainën ka qenë befasues. Vladimir Putin nuk e dinte se çfarë donte populli ukrainas, si do të luftonte apo se si ushtria e tij ishte shkatërruar nga korrupsioni dhe kleptokratët. Njerëzit duan të kenë jetë të pasur dhe të shfrytëzojnë sa më shumë potencialin e tyre. Ata duan të jetë të lirë të shijojnë jetën. Autokracitë kufizojnë lirinë për shkak të rendit, raporton abcnews.al

Shumë nga njerëzit më të mirë dhe më të zgjuar tani po largohen nga Rusia. Njerëzit mbështesin autokracitë duke i shërbyer organizatës, burokracisë. Kjo i bën ata të vetëdijshëm se të tjerët mund të jenë më të pamëshirshëm dhe manipulues, kështu që ata bëhen paranojakë dhe despotikë.

Ata shpesh e personalizojnë pushtetin, kështu që ata janë shteti, dhe shteti janë ata. Ata nuk punësojnë njerëzit më të zgjuar dhe më të mirë. Njerëz të tillë mund të jenë kërcënues. Ata punësojnë njerëz që janë mediokër.

Një demokraci liberale, balancohet nga dashuria për idealet liberale (të cilat janë universale). Me rënien e komunizmit, autoritarizmi humbi një burim të madh të vlerave universale.

“Unë besoj në pasion,” deklaroi Putin vitin e kaluar. Pasioni është një teori e krijuar nga etnologu rus Lev Gumilyov që thotë se çdo komb ka nivelin e tij të energjisë mendore dhe ideologjike, shpirtin e tij ekspansionist.

Ky lloj nacionalizmi i krisur i mashtron njerëzit që të ndjekin ambiciet shumë përtej kapacitetit të tyre.

Udhëheqësit demokratë, të paktën në teori, u shërbejnë zgjedhësve të tyre. Udhëheqësit autokratikë, në praktikë, i shërbejnë regjimit dhe jetëgjatësisë së tyre.

Në një studim që mori në shqyrtim më shumë se 400 diktatorë në 76 vende nga Richard Jong-A-Pin dhe Jochen O. Mierau nxorri në pah se një diferencë prej vetëm një viti në moshën e një diktatori ul rritjen ekonomike të vendit të tij me 0,12%.

Kur ra Bashkimi Sovjetik, mësuam se C.I.A. kishte mbivlerësuar ekonominë sovjetike dhe fuqinë ushtarake sovjetike. Është shumë e vështirë të drejtosh me sukses një shoqëri të madhe përmes pushtetit të centralizuar.

Kur përballemi me autokraci të suksesshme si Kina, duhet të mësojmë të jemi të durueshëm dhe t’i besojmë sistemit tonë liberal demokratik. Kur po përballemi me agresorë perandorakë si Putin, duhet t’i besojmë mënyrave se si po reagojmë tani.

Shtuar 18.03.2022 12:41