Pema e zë poshtë pasi e preu me motorsharrë, ndërron jetë 50-vjeçari në Bulqizë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Bulqizë, ku një 50-vjeulqizë, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën në malin e Bllacës.

Mësohet se shtetasi Rr.T, 50 vjeç, ishte duke prerë me motorsharrë një pemë të llojit “Ah” dhe gjatë rrëzimit, ajo e ka zënë poshtë duke e lënë të vdekur në vend.

Njoftimi:

Bulqizë.

Më datë 17.03.2022, rreth orës 15.00, në vendin e quajtur “Ara e Priftit”, në malin e Bllacës, Bulqizë është aksidentuar e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi Rr. T., 50 vjeç, banues në Bllacë, Bulqizë.

Nga veprimet hetimore të kryera në vendin e ngjarjes, ka rezultuar se ky shtetas së bashku me shtetasin E. S., duke prerë me motorsharrë një pemë të llojit ‘Ah’ gjatë rrëzimit të pemës, dyshohet se e ka goditur në pjesën e pasme të kokës e për pasojë ka gjetur vdekjen e me njëhershme.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për ngjarje aksidentale. /albeu.com