Vllaznia shkarkon trajnerin Thomas Brdariç, zbulohet cili do jetë në krye të detyrës

Klubi shkodran i Vllaznisë ka njoftuar se tekniku gjerman, Thomas Brdariç nuk do të jetë më pjesë e klubit. Vllaznia ka vendosur të shkarkojë Brdariç dhe në vend të tij do të jetë Elvis Plori.

 

KOMUNIKATË PËR SHTYP

Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka vendosur ndërprerjen e marëdhënies me trajnerin Thomas Brdariç. Në vazhdimësi ekipi do të drejtohet nga traineri Elvis Plori.

Me këtë rast, falenderojmë trajnerin Brdariç për të gjithë kontributin e dhënë dhe i urojmë suksese ne karrierën e tij!
/h.ll/albeu.com


Shtuar 14.03.2022 19:18