Presidentja e KE-së: Duhet të heqim dorë nga karburantet fosile ruse brenda 5 vjetësh

BE-ja duhet të ndalojë përdorimin e karburanteve ruse në gjysmë dekade, ka thënë presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, në një samit të liderëve të bllokut.

“Ne jemi shumë të varur nga karburantet fosile ruse”, shkruan ajo në Twitter, ndërsa liderët e BE-së takohen në Versajë për të diskutuar këtë çështje.

Von der Leyen thotë se ajo do të propozojë një plan në mesin e majit për të ndërprerë naftën, gazin dhe qymyrin rus deri në vitin 2027.

Ky është më i shpejtë se një plan që BE shpalli të martën për ta bërë Evropën të pavarur nga karburantet fosile ruse deri në vitin 2030.


Shtuar 10.03.2022 21:31