Forcat ruse sulmojnë një qytet në Ukrainë, 10 të vrarë mes tyre edhe fëmijë

Forcat ruse kanë sulmuar zonën në periferi të Sumy, duke shkaktuar 10 viktima. Sipas një zyrtari ukrainas, në mesin e viktimave janë raportuar edhe fëmijë, shkruan BBC

Dmytro Zhyvytsky postoi një video në Facebook pas orës 23:00, ndërkohë që avionët luftarakë rusë sulmuan qytetin verilindor.

“Fatkeqësisht, mes të vrarëve ka edhe fëmijë”, tha Zhyvytsky.

“Po vriten fëmijë, nuk do ta falim kurrë këtë!”përfundoi ai.


Shtuar 8.03.2022 08:59