Ushqimi është një ndër faktorët kryesorë për të rritur dëshirën seksuale dhe kini parasysh që nuk keni nevojë për ndonjë ushqim ekzotik nga vendet e largëta.
Çokollata e zezë – rrit nivelin e serotoninës dhe dopaminës në tru, duke përmirësuar humorin dhe duke ulur nivelin e stresit.
Spinaqi – është i pasur me magnez, i cili zvogëlon inflamacionin në enët e gjakut. Rritja e qarkullimit të gjakut ndikon në performancën e dy partnerëve; gratë do ta kenë më të lehtë për të arritur orgazmën, ndërsa burrat do të kenë ereksione më të natyrshme.
Bananet – janë të pasura me kalium që ndihmon për të luftuar natriumin e tepërt. Ushqimet e kripura zvogëlojnë rrjedhjen e gjakut drejt organeve gjenitale.
Patatet – nxisin qarkullimin e gjakut dhe do t’ju ndihmojnë të dukeni më të nxehtë në shtrat. Gjithashtu ndikojnë për një gjumë më të rehatshëm.
Kafeja – përmban stimulues që shkakton humor tek femrat. Pra, pini një kafe ose kapuçino dhe përgatiteni veten për një natë të gjatë.
Vera e kuqe – nëse jeni duke kërkuar një mënyrë për të nxitur epshin dhe për të larguar shqetësimet e ditës, mbushini vetes një gotë verë.
Specat djegës – përmbajnë disa substanca që ndikojnë tek humori dhe rritja e qarkullimit të gjakut.
Panxhari – është i pasur në minerale që ndikojnë në prodhimin e hormoneve seksuale.