Ndërsa ushtria e Vladimir Putin po përparon në Kiev dhe raketat ruse po godasin qytetet e Ukrainës, Amerikës dhe aleatëve të saj u është kërkuar të ndërhyjnë. Më 28 shkurt, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përsëriti kërkesën e tij të mëparshme për Perëndimin që të bllokonte hapësirën ajrore të vendit.
Kërkesë, e cila vazhdon të përsëritet edhe sot nga presidenti dhe qytetarët e vendit. Ata i kanë kërkuar NATO-s të mbyllë hapësirën ajrore të vendit, një mënyrë për të shmangur sulmet ajrore ruse.
Rikujtojmë se zonat e ndalim-fluturimit parandalojnë një vend që të përdorë avionë luftarakë për të sulmuar objektivat ushtarakë ose civilët në terren.
Andreas Umland është një shkencëtar politik, i cili ka publikuar 5 hapa se si mund të bllokohet hapësira ajrore e Ukrainës pa pasur nevojë për ndërhyrjen e NATO-s apo Amerikës.
Sigurohuni që disa nga aeroportet e Ukrainës Perëndimore që kanë mjaftueshëm instalime kundër ajrore të mund të përdoren.
Dërgoni në aeroportet e Ukrainës, avionë luftarakë perëndimorë të dekompozuar si (F-14, F-15, F-16, F-18…)
Jepuni nënshtetësinë ukrainase disa vullnetarëve veteranë të forcave ajrore perëndimore
Dërgoni këta qytetarë ukrainas në aeroportet e sigurta të Ukrainës Perëndimore së bashku me avionët luftarakë që janë lyer me ngjyrat e flamurit ukrainas
Dhe më pas jepuni të drejtën këtyre qytetarëve të fluturojnë nga aeroportet e Ukrainës Perëndimore mbi territorin e shtetit ukrainas.
Në këtë mënyrë nuk do të ketë më nëvojë për trupa të NATO-s në Ukrainë.