Ronela Hajati publikon videoklipin e “Sekret”, do dërgojë në Eurovision një përrallë (VIDEO)

Ronela Hajati sapo ka publikuar videoklipin e këngës “Sekret” me të cilën do të përfaqësojë Shqipërinë në “urovision 20222”.

Ronela Hajati kishte paralajmëruar se videoklipi do të jetë një përrallë dhe vërtetë ashtu është.

Ronela është në videoklip personazhi i legjendave, që ditën është një grua e bukur dhe mahnitëse që natën shndërrohet në përbindësh.Videoklipi është xhiruar në Kalanë e Gjirokastrës.

Producenti i këtij videoklipi ka qenë Ledion Liço. Këngën “Seket” Ronela e ka përpunuar në një nga studiot muzikore më të mira në Londër dhe rezultati është ky:

Kujtojmë që “Eurovision 2022’ do të mbahet mes datave 10 dhe 14 majit në Torino të Italisë, ndërkohë Shqipëria do të performojë në natën e parë të festivalit./albeu.com/


Shtuar 4.03.2022 16:24