Blendi Fevziu shfaqet i përlotur në kufij me Ukrainën, lidhet ‘LIVE’ me kryeministrin Rama (VIDEO)

Gazetari Blendi Fevziu u lidh LIVE me kryeministrin Edi Rama mbrëmjen e sotme, teksa ndodhej në kufirin mes Polonisë e Ukrainës.

Fevziu u shfaq i përlotur në momente të caktuara, në stacionin e trenit ku mijëra ukrainas po lënë vendin e tyre e po ikin drejt europës.

Ai tregon situatën në pikën e parë të mbërritjes së refugjatëve që ikin nga Ukraina dhe më pas shpërndahen në drejtim të Europës perëndimore.

“Kjo është pika e parë e pritjes së refugjatëve që vijnë nga Ukraina në drejtim të Polonisë dhe më pas të Europës perëndimore. Praktikisht, kufiri është diku 7 kilometra larg, pjesa më e madhe e tyre vijnë në këmbë, ndërsa të tjerët me çdo lloj mjeti që iu gjendet. Pra, nga kjo zonë që është qendra e parë më e madhe e banuar e Polonisë, ata shpërndahen me trena në drejtim të Varshavës dhe pikave të tjera të Europës perëndimore. Ndërkohë që brenda markatës është krijuar një kamp për disa qindra njerëz, të cilët qëndrojnë aty gjithë natën deri në momentin e pritjes. Janë duke pritur një tjetër autobus që po sjell nga kufiri pjesën e refugjatëve, e cila ka arritur gjysmë milioni në Poloni”, thotë Fevziu./albeu.com/