Lufta nuk kursen as botën e sportit, vritet nga rusët trajneri i Kombëtares ukrainase

Trajneri i Kombëtares Ukrainase të Çiklizmit, Aleksander Kulyk është vrarë nga rusët.

65 vjeçari mbeti i vrarë teksa ishte duke u munduar t’i ndihmonte qytetarët afër qytetit Suma që të evakuoheshin.

“Ne i shprehim ngushëllime familjes”, ka shkruar Federata Ukrainase e Çiklizmit, e cila ka mbetur e tronditur me lajmin.

Lajmi për vdekjen e trajnerit që i ishte bashkuar ushtrisë ukrainase e ka goditur edhe Unionin Evropian të Çiklizmit.

“Trajneri i nderit i Ukrainës ka ndërruar jetë derisa po mundohej t’i evakuonte civilët. Mendimet dhe lutjet tona janë për familjen e tij, miqtë dhe për Federatën Ukrainase të Çiklizmit, por edhe presidentit të saj, Andriy Hrivko”, shkruan në profilin zyrtar.

Kulik është personi i katërt nga bota e sportit ukrainas që vritet brenda pak ditësh

Të martën ishte vrarë 19 vjeçari Yevhen Malyshev, i cili e kishte përfaqësuar Ukrainën për të rinj në sportin e biatlonit.

Gjithashtu, në këtë luftë u vranë edhe dy futbollistë ukrainas, Vitaliy Sapyło e Dima Martynenko.

Aleksander Kulik ishte babai i çiklistit lider të Ukrainës, Andriy Kulyk.

32 vjeçari ishte kampion i Ukrainës para më pak se tre vjetësh dhe sigurisht se sugjerimet i ka marrë nga babai i tij tashmë i ndjerë.