Një prej multi-milionerëve rusë, Alexander Konanykhin, është zotuar publikisht se do t’i jap 1 milion dollarë për oficerët ushtarak rusë për ta vrarë Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Pasuria e tij llogaritet të jetë rreth 300 milionë dollarë.
Alexander Konanykhin, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka kërkuar nga oficerët rusë që ta bëjnë këtë veprim, duke e konsideruar veprim të drejtë dhe të nevojshëm. Shpërblimin prej një miliard dollarësh, ai e ka publikuar në Facebook, por vetëm pak orë më vonë, është fshirë nga rrjeti social për shkelje të rregullave.
Të lidhura
None found
Më pas, Konanykhin ka publikuar sërish një postim, ku pyet ndjekësit e tij nëse vendimi i Facebook për ta fshirë postimin e tij për kokën e Putinit ishte i drejtë apo i gabuar, shkruan Gazeta Express.
Më tej, ai ka ndryshuar kushtet e shpalljes së tij, duke thënë se shpërblimi tani vlen për secilin oficer ushtrie që do ta arrestonte Putinin për krime lufte.
#Russian businessman Alexander Konanykhin has put a $1,000,000 reward for Putin’s head pic.twitter.com/tqiOGzPHyB
— NEXTA (@nexta_tv) March 2, 2022
“Premtoj të paguaj 1,000,000 dollarë për oficerin/oficerët të cilët, duke respektuar obligimin kushtetues, e arrestojnë Putinin për krime lufte sipas ligjeve ruse dhe atyre ndërkombëtare. Putini nuk është presidenti i njëjtë me atë që dikur mori pushtetin. Ai ka shkelur Kushtetutën duke hequr zgjedhjet e lira dhe duke likuiduar oponentët politikë. Si rus etnik dhe qytetar, ndjej se është detyrë e imja morale ta ndihmojë denazifikimin e Rusisë. Do të vazhdoj ndihmën time për Ukrainën, në përpjekjet e saj për t’i bërë ballë sulmeve të Putinit”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i tij ku shpall shpërblim për ata që arrestojnë Putinin, ka marrë mijëra reagime përkrahëse në rrjetin social. /Express

