Mario Balotelli tha se kishte po aq cilësi sa Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, por se nuk i shfrytëzoi mundësitë që pati gjatë gjithë karrierës për të arritur nivelin e këtyre superyjeve.
“Kam humbur disa mundësi për të qenë në atë nivel, por besoj se cilësia ime ishte në të njëjtin nivel me Messin dhe Ronaldon. Kam humbur disa mundësi. Një lloj krahasimi është i pamundur mes Messit dhe Ronaldos. Por nëse flasim për cilësinë, cilësinë për të luajtur futboll, nuk kam asgjë për t’i pasur zili, të them të drejtën”, tha sulmuesi duke folur për The Athletic. /albeu.com/