Trupat ruse në qendër të Kherson, në Kharkiv qytetarët e tmerruar: Do bëhemi hi nga bombardimet

Trupat ruse kanë hyrë në qendër të Kharkiv, qytetin port në Ukrainën jugore që Rusia pretendoi këtë mëngjes se kishte marrë kontrollin e plotë.

Raportet nga qyteti janë të përziera, por autoritetet lokale ende pretendojnë se qyteti është nën kontrollin e Ukrainës.

Nga fotot e postuara duken trupat ruse që lëvizin në mes të qytetit.

Ndërkohë, njerëzit në Kharkiv kanë bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare për të ndalur bombardimet ajrore.

Glib i cili jeton në qendër të qytetit dëshiron që NATO të zbatojë një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë.

“Ju lutemi mbyllni qiejt për raketat ruse dhe për aeroplanët rusë. Sepse ata thjesht do të bombardojnë të gjithë qytetin deri në hi.”

Autoritetet thonë se atje katër persona u vranë nga bombardimet ruse mëngjesin e sotëm./albeu.com


Shtuar 2.03.2022 12:30