Lufta mes Ukrainës e Rusisë është futur në momente mjaft të vështira pasi po kthehet në një luftë urbane, ku pritet që edhe numri i viktimave të jetë i lartë.
Teksa është dita e katërt e luftimeve, ministri i mbrojtjes i vendit po i kërkon botës të forcojë mbështetjen e saj për Ukrainën.
Në një postim në Twitter, ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov shkruan se “72 orë rezistencë të vendit” i kanë dëshmuar botës se është e mundur të zmbrapset agresioni rus.
“72 orë rezistencë! Bota nuk besonte se ne do rezistonim kështu. Bota dyshoi. Por ne nuk qëndruam vetëm në këmbë, ne vazhdojmë me besim të luftojmë me pushtuesin rus! Ne i treguam botës, mos kini frikë, jini të fortë! Mbështetja duhet të jetë më e fortë! Siguria juaj varet nga ne!”, shkruhet në postimin e tij në Twitter.