Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka dësmuar në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve këtë të martë, për aferën korruptive.
Gjiknuri tha se nuk e njëh personalisht Mirel Mërtirin, por mund ta ketë lidhur puna me të, ashtu siç ka takuar edhe Bashën kur ka qenë 16 vjeç.
Ai shton se i sheh të pabaza akuzat e PD-së, pasi ai nuk e ka ditur se kush tjetër ka qenë në avion bashkë me të.
Pjesë nga dëshmia:
Jorida Tabaku: E njihni klodian Zoton, Stela Gugallja dhe Mirel Mërtirin?
Damian Gjiknuri: Zonja Gugallia nuk e njoh, Mërtirin e njoh si fytyre, ndërsa zotin Zoto e kam takuar disa herë kur kam shkuar në cilësinë e ministrit në 2017 dhe një herë në zyrë. Dua të shpjegoj se këto janë njohje që janë rrethanore dhe jo lidhje shoqërore dhe miqësore. Unë kam filluar punë që në 1999 dhe kam pasur shumë funksione shtetërore dhe më ka bërë puna që të njof shumë biznesmenë, por dua që ti ndaj njohjet e afërta.Siç me ka dhënë jeta rrethanat që të njof Lulzim Bashën që 16 vjeç, dhe kemi qenë dhe student në Holandë, por kjo nuk na pengoi të jemi kundërshtarë në politikë.
Jorida Tabaku: Me hollandën ju bashkon dhe adresa e Klodian Zoton, a keni udhëtuar ndonjëherë me Zotin dhe Mirel Mërtirin?
Damian Gjiknuri: Tashmë PD-ja nga 15 udhëtime që thoshte zoti Bardha, tani ka dalë në 7 herë që unë kam udhëtuar me këto dy zotërinj. Unë kam kërkuar nga TIMS që të më nxjerrë datat që ka nxjerrë dhe Bardhi që unë do i dorëzoj dhe në gjykatë, nga datat që më përkojnë janë vetëm 4 herë dhe ai është transport publik dhe unë nuk e di nëse ka qenë apo jo Mirel Mërtiri në avion. Një udhëtim është familjar, datat e tjera janë forume. Unë nuk e mohova që i njoh si shumë biznesmenë të tjerë, por nuk kam kryer asnjë udhëtim privat me personat që jam akuzuar nga zoti Bardhi që do të përballem në Gjykatën e Tiranës. Edhe ju unë ju njoh, pasi me vëllain tënd jam komshi si të them që kam konflikt interesi?/albeu.com/