Ministrja e Financave dhe Ekonomisë jep lajmin e mirë, ja kur do të stabilizohet çmimi i naftës

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, bëri një analizë të të dhënave të ekonomisë për vitin 2021 dhe janarin e 2022.

Sa i përket rritjes së, çmimeve, Ibrahimaj dhe lajmin e mirë duke deklaruar se çmimi i naftës do të stabilizohet në gjysmën e dytë të vitit 2022.

“Pritshmëritë janë që në gjysmën e dytë të këtij viti çmimet të stabilizohen. Çmimi i naftës në vend është rritur nga mospërputhja në tregjet ndërkombëtare mes kërkesës së shtuar dhe ofertës së limituar. Çmimi i gazit u rrit me ardhjen e dimrit, gjë që solli dhe rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Në vijim, të gjithë parashikimet ndërkombëtare, parashikojnë uljen graduale të çmimit të naftës dhe gazit, duke filluar nga 6-mujori i dytë i këtij viti”, tha ajo. /albeu.com

 


Shtuar 22.02.2022 10:15