Tashmë është e kryer, “truri” i mesfushës zikaltër rinovon kontratën

Marcelo Brozovic do të qëndrojë tek Interi. Mesfushorit kroat i përfundon kontrata në fund të sezonit, por do të rinovojë.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, shkruan se ditën e sotme do të firmoset kontrata që e lë Brozovic nën urdhrat e Simone Inzaghit.

Drejtuesit e Interit i kishin nisur prej kohësh bisedimet, por Brozovic donte të dëgjonte edhe ofertat e tjera, për të marrë një vendim final.

‘Truri’ i mesfushës zikaltër nuk ka dashur të largohet nga klubi dhe kështu ai ka dëshiruar me vullnet të plotë të rinovojë kontratën. /h.ll/albeu.com


Shtuar 21.02.2022 14:05