Aksident me vdekje në Lushnjë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Gjazë të Lushnjës.

Një person që udhëtonte me motoçikletë ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përplasur kokën me bordurën e trotuarit.

Burime për albeu.com bëjnë me dije se ai ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë.


Shtuar 20.02.2022 17:43