Britania është goditur nga moti i keq me erë të fortë gjatë dy ditëve të fundit.
Stuhia Eunice me erëra deri në 122 km/h ka shkaktuar dëme të mëdha në vendin verior ishullor.
Sipas ekspertëve kjo është stuhia më e rëndë që nga viti 1987. Në media janë publikuar pamjet teksa shihet që era tepër e fortë rrëzon këmbësorët në tokë.
Pamjet janë xhiruar në Boxpark dhe tregojnë këmbësorët teksa era I merr, pavarësisht sforcimit të tyre për të mbajtur veten në këmbë./albeu.com/
View this post on Instagram