Presidenti i Ukrainës ka bërë reagimin e tij të parë ndaj raporteve nga Rusia se ajo po tërheq disa nga trupat e saj nga kufiri.
Volodymyr Zelensky ka folu për BBC-në në një terren stërvitor ushtarak të Ukrainës dhe ka thënë: “Për të qenë i sinqertë, ne reagojmë ndaj realitetit që kemi dhe nuk shohim ende ndonjë tërheqje. Sapo kemi dëgjuar për të”.
Më tej, presidenti ukrainas shprehet se mendon se të gjithë njerëzit normal presin një de-përshkallëzim të situatës.
Të gjithë njerëzit normalë presin de-përshkallëzimin. Sa i përket kërcënimit, e kam thënë shumë herë se jemi të qetë për çdo kërcënim sepse kujtojmë se e gjithë kjo nuk ka nisur dje. Kjo ka shumë vite që po ndodh”, shton ai.
Zelensky thotë se kur trupat të tërhiqen “të gjithë do ta shohin këtë”, jo vetëm ushtria.
Kujtojmë se Perëndimi është treguar skeptik në lidhje me deklaratat e Rusisë së ka tërhequr trupat e saj nga kufiri me Ukrainën me arsyetimin e stërvitja ushtarake ka mbaruar. Sot, në një deklaratë, NATO u shpreh se janë të përgatitur dhe për më të keqen dhe zbuloi një “hile” të Rusisë. Sipas aleancës, Rusia ka tërhequr vetëm ushtarët e saj, jo mjete e luftës, që do të thotë se mund t’i rivendosë ata lehtësisht./albeu.com