Presidenti Biden do të dalë para mediave për të dhenë një përditësim të vijimësisë së situatës në Ukrainë.
Lajmi vjen pas deklaratës së presidentit rus Vladimir Putin, për tërheqjen e trupave ruse nga kufiri me Ukrainën, pas përfundimit sipas tij të stërvitjeve të mëdha ushtarake.
Kujtojmë se sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjithashtu foli në telefon këtë mëngjes me ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov, sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit.
Ndërkohë që shumë vende janë skeptike për një tërheqje të mundshme ruse nga kufiri, mbetet për t’u parë nëse ajo që tha Putini do të realizohet në të vërtetë./albeu.com/