Reali i kërkon Haaland të presi edhe 1 vit

Real Madridi nuk e harron Haalandin.

Edhe pse sulmuesi norvegjez (21 vjeç) nuk është një objektiv prioritar për merengët, ndryshe nga francezi Mbappe, në Santiago Bernabeu ka nga ata që duan të “lidhin” një lojtar që premton të jetë një nga referencat e futbollin botëror në vitet e ardhshme.

Prandaj, sipas gazetës gjermane Ruhr Nachrichten, skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti do t’i ketë kërkuar Erling Haaland që të qëndrojë në Dortmund edhe për një sezon, dhe më pas t’i bashkohet Real Madridit në 2023/24, me premtimin se do të jetë më i paguari nga skuadër. /albeu.com/


Shtuar 11.02.2022 16:27

Tags: ,