Kandidatja e PS për Shkodrën, Majlinda Angoni u ka kërkuar votën qytetarëve me premtimin se gjatë 300 ditëve të para do t’i ndryshojë “fytyrën” qytetit.
“Në këtë moment të veçantë për Shkodrën dhe për mua personalisht dua të ndaj me ju ndjenjën e lartë të përgjegjësisë për të marrë këtë sfidë si më të rëndësishmen. Përkushtimi për të dëgjuar çdo banor të kësaj bashkie do udhëheqin parimet tona për t’i kthyer Shkodrës dinjitetin.
Përvoja ime si prefekte dhe si banore do më udhëheqin në realizimin e prioriteteve tona për Shkodrën. Kam besimin se do kemi bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve, fermerëve, artistëve por në veçanti kam garancinë dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare. Jam e vetëdijshme që nuk është bërëë më e mira sepse më e mira nuk mjafton.
Edhe pse nuk e kemi pasur timonin e pushtetit vendor e kemi treguar se qytetari është prioriteti jonë. Sot I drejtohem shkodranëve me një ofertë konkrete., Jepjani besimin një gruaje që vendos të parin interesin e qytetarit shkodran. Brenda 300 ditëve do punoj për një qytet më të pastër dhe një Shkodër tjetër plot energji. Nuk keni pse prisni për një mandat tjetër 4-vjeçar. Vetëm 300 ditë”, tha Angoni./albeu.com