Tërmet i ri në Man United, tifozët kërkojnë t’i hiqet shiriti i kapitenit

Manchester United nuk ngre kokën. Fundjavën e kaluar ata i thanë lamtumirë Kupës pasi humbën kundër Middlesbrough me penallti.

Të martën ata u rikthyen në Premier League për t’u përballur me Burnley në një barazim zhgënjyes, me Cristiano Ronaldon që e nisi në stol, e ka ndezur edhe më shumë atmosferën dhe ka shtuar kritikat ndaj trajnerit të tij dhe kapitenit, Maguire.

Aq sa disa tifozë të “djajve të kuq” kanë kërkuar që t’i hiqet shiriti i kapitenit Maguire. Çmimi që United pagoi për të, 87 milionë euro, së bashku me paraqitjen e tij të dobët, vazhdon të japë shumë për të folur.

Rio Ferdinand, legjenda e klubit, nuk e mbajti gjuhën as kur vuri në dukje mungesën e forcës së qendërmbrojtësit anglez, megjithëse kritikat e tij ishin për të gjithë grupin.

Një tjetër detaj që nuk u ka pëlqyer ishte “arratisja” e Cristiano Ronaldos në fund të ndeshjes. Golashënuesi më i mirë i United për këtë sezon doli për freskim në minutën e 68-të dhe nuk mundi ta prishte barazimin, por nuk është për këtë faji për të cilin ai, përkundrazi disa sekonda pas fishkëllimës së arbitrit, ai u largua me vrap drejt tunelit të dhomës së zhveshjes. /albeu.com/


Shtuar 9.02.2022 19:21