Bordi i Milan tashmë po lëviz me idenë e mbylljes së dy nënshkrimeve për vitin e ardhshëm.
Kuqezinjtë janë në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe një mesfushor dhe kanë vënë syrin te dy lojtarët që luajnë në Ligue 1.
Pasi i dha lamtumirën merkatos së dimrit me vetëm një nënshkrim, atë të sulmuesit të ri serb Marko Lazetic, skuadra kuqezi po përgatitet të promovojë dy operacione që i konsideron thelbësore për të ardhmen.
Në radhë të parë, është piketuar një qendërmbrojtësi i ri. Sipas TuttoSport , ai është Sven Botman, një mbrojtës holandez që luan për Lille.
Lojtari, i cili është vetëm 22 vjeç, tashmë i ka dhënë dritën jeshile ardhjes së tij të mundshme në San Siro, por ende nuk është arritur marrëveshja përkatëse me Lille, me të cilën ka një kontratë deri në qershor 2025.
Më pas, Lombardët do të hedhin sytë tek Renato Sanches, për të cilin e dëshiron shumë trajneri Stefano Pioli.
Në këtë kuptim, Milani duket një destinacion ideal, megjithëse ka më shumë klube të interesuara për ta rekrutuar atë. Kontrata e tij skadon në vitin 2023. /albeu.com/