Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar koalicionin e bërë mes LSI-së dhe Sali Berishës.
Kometet Kryemadhi i bëri në një intervistë për Report Tv, ku ka deklaruar se nuk e ka takuar Berishën, por negociatat i ka bërë me Flamur Nokën dhe Belind Këlliçin.
Ajo shtoi se LSI nuk do të ketë kandidatët e saj por do të mbështesë ata që kanë dalë nga “primaret” e grupit të Rithemelimit të PD-së.
“Nuk do kemi kandidatët tanë, janë kandidatë të Grupit të Themelimit, që kanë ardhur nëpërmjet primareve, lider politik i koalicionit është Komisioni i Rithemelimit, ndërsa LSI është instrumenti i regjistrimit të kandidatëve së bashku me PDK, për të lehtësuar një proces burokratik, të situatës që ne kemi krijuar dashur pa dashje, LSI do i bëj thirrje qytetarëve për t’u drejtuar kutive të votimit dhe të votojnë kandidatin që ato mbështesin më tepër.
Sot është e rëndësishme vendosja përballë e kandidatëve. Nuk kishim kandidatë, kandidatët e LSI në këto 6 bashki, nuk kanë të bëjnë me kandidatë të LSI sesa unifikimi i opozitës përpara Rilindjes. Grupi i Rithemelimit, është shumica e PD, Vasili dhe Braimmlari kanë negociuar”, tha Kryemadhi.
Kryemadhi shtoi se Basha mund të mos hyjë në zgjedhje, pasi sipas saj nuk ka shpjegim tjetër fakti që nuk ka publikuar ende kandidatët.
“Mund të më thoni ju cili është morali që ka sot selia e bravave përballë qytetarëve të opozitës. Të gjitha kauzat e tradhëtuara. Që me kauzën e studentëve, rrugën e Kukësit, teatri kombëtar, unaza e re. Një aleat armik e keni cilësuar Lulzim Bashën Patjetër një aleat armik, mjafton të shikoni proceverbalet e grupeve të numërimit të Partisë Demokratike në 25 prill.
I hiqet mandate Elona Gurit i jepet Edi Ramës. I hiqet mandate Ardit Celës i jepet Blendi Klosit, i hiqet mandati Endrit Braimllarit i jepet Niko Peleshit. Mjafton kjo për të kuptuar sesi mandatet i hiqen LSI dhe i shiten Partisë Socialiste. LSI nuk ka ndërmend të luftojë për të shkuarën por të mësojë nga e shkuara”, shtoi Kryemadhi./albeu.com/