MOTI/ Temperatura deri në -8 dhe reshje dëbore, kështu pritet të jenë kushtet atmosferike për 5 ditët në vazhdim

Java që presim përpara parashikohet një javë me mot kryesisht të qëndrueshëm por nuk do të mungojnë reshjet e shiut dhe të dëborës si dhe temperaturat në vlera relativisht të ulta.
Në këtë mënyrë për ditën e nesërme (e Hënë) moti nis i kthjellët në të gjithë territorin e shtim gradual të vranësirave deri të dendura në orët e mbrëmjes. Në mbrëmje reshje shiu me intensitet të ulët e mesatar në formë shtrëngatash përgjatë ultësirës perëndimore.
Dita e Martë parashikohet me kushte atmosferike të paqëndrueshme. Reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash. Në veri reshjet lokalisht me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve. Në zonën e Alpeve dhe relievet malore në lindje priten reshje të dendura dëbore, ndërsa këto reshje zbresin deri në lartësitë kodrinore por me intensitet më të ulët.
Më pas, tre ditët në vijim (e Mërkurë, e Enjte dhe e Premte), parashikohen me mot të kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Në relievet malore mot me kthjellime por edhe alternime vranësirash kalimtare.
Vlen për tu theksuar se nga dita e Martë deri në orët e mbrëmjes të ditës së Enjte parashikohet erë tepër e fortë dhe intensive me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi që arrinë deri në 20-25m/s. /albeu.com


Shtuar 30.01.2022 22:50