Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e COVID-19 në vendin tonë. Në njoftimin zyrtar, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shpallur si të infektuar 939 qytetarë. Nga ana tjetër, nuk e kanë fituar betejën me COVID-in 5 pacientë.
Sa i takon të shëruarve ato janë 1.825 duke e çuar këtë numër që prej fillimit të pandemisë në 234,181.
Njoftimi i MSH:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3500 testime, 939 qytetarë të infektuar, 5 humbje jete dhe 1825 të shëruar në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.
Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3500 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 939 qytetarë, në këto bashki:
442 në Tiranë, 48 në Vlorë, 43 në Fier, 35 në Durrës, 32 në Lushnje, 29 në Shkodër, 26 në Gjirokastër, nga 22 qytetarë në Elbasan, Berat, 17 në Kuçovë, 14 në Sarandë, nga 13 qytetarë në Gramsh, Kamëz, nga 12 qytetarë në Kurbin, Patos, nga 10 qytetarë në Peqin, Korçë, nga 8 qytetarë në Lezhë, Dimal, nga 7 qytetarë në Skrapar, Delvinë, Mallakastër, Vorë, nga 6 qytetarë në Mirditë, Krujë, Kavajë, Përmet, Devoll, nga 5 qytetarë në Poliçan, Shijak, nga 4 qytetarë në Tepelenë, Libohovë, Divjakë, Mat, Tropojë, Kukës, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Dibër, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Pogradec, Memaliaj, Këlcyrë, Dropull, Selenicë, Bulqizë, Has, Fushë Arrëz, Pukë, nga 1 qytetar në Malësi e MAdhe, Himarë, Maliq, Belsh.
Janë 20,498 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 168 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka pesë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Fieri 65 vjeçe, një qytetar nga Korça 65 vjeç, tre qytetarë nga Tirana të moshave 73-88 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 1825 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 234,181 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (30 Janar 2022)
Raste të reja ditore 939
Të shëruar në 24 orë 1825
Të shtruar në spitale 168
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 3500
Testime totale 1,662,917
Raste pozitive 258,021
Raste të shëruara 234,181
Raste Aktive 20,498
Humbje jete 3,342
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 9124
Fier 1840
Shkodër 1749
Vlorë 1457
Elbasan 1264
Gjirokastër 1107
Durrës 958
Berat 891
Korçë 864
Lezhë 745
Kukës 303
Dibër 196 /albeu.com