Për’puthen Prime” sot ishte i mbushur plot surpriza e të papritura.
Për herë të parë dy motra do të jenë konkurrente të programit. Pjesë e “Për’puthen” u bë Laureta, motra e Rrushes, vajzës së parë nga Kosova në “Për’puthen”.
Rrushja ka shprehur se ka një motër binjake aspak të ngjashme me të, mirëpo ka dhe motër tjetër, pikërisht Lauretën.
Ajo u shpreh se e ndjek programin, ështe fanse e “Për’puthen”. Laureta tregoi se nxitja më e madhe ishte motra e saj.
“Nuk i kemi pëlqimet e njëjta, jemi natyra të ndryshme”, tha ajo.
Aludime të shumta ka patur në studio nga opinionistët, të cilët thanë se ose mund të krijojnë aleancë, ose mund të kenë edhe “përplasje”.