Zbulohet një variant i ri i koronavirusit, reagon mjeku: Po studiohet

Britania e Madhe po përballet me një tjetër version të koronavirusit. Mjeku Laidon Shapo, duke raportuar nga Londra për “Radarin Informativ”, theksoi se varianti i ri është quajtur BA.2.

Ndërkohë shkencëtarët lidhur me këtë variant e kanë cilësuar si nën variant i Omicron apo si “Stealth Omicron”.

“Po studiohet një variant i ri i covid, BA2. Rastet klinike janë pothuajse të njëjta.” tha mjeku Shapo.

Për sa i përket simptomave të këtij varianti, mjeku shpjegoi se nuk janë më të rënda se të Omicron. Më tej Shapo u ndal tek hapja totale e Britanisë së Madhe, duke theksuar se kjo ka ardhur pasi nuk ka një numër shumë të madh infektimesh dhe se popullsia është tashmë e vaksinuar në masa të mëdha.

Për versionin Omicron, mjeku shpjegoi se është një hap afër endemisë.

“Omicron është trokitja për një hap të endemisë. Por nuk dihet ende se mbrojtja vaksinore nuk shkon më shumë se 6 muaj.”

“Në Shqipëri jemi në pozitivite 28-30%. Ndërsa në Britaninë e Madhe jemi në 7%. Ndaj e bën Britania këtë hapje. Jemi 4 javë mbrapa në Shqipëri. Rastet do vijojnë të jenë të larta.” tha mjeku.


Shtuar 21.01.2022 19:53