Kryeministri Rama gjatë një takimi me gratë socialiste, Rama ka pranuar se njerëzit janë të pakënaqur me 8 vite qeverisje dhe se kërkojnë më të mirën, por sërish ka ofruar veten si alternativë.
“Nuk duhet të biem pre e kënaqësisë për gjërat që kemi bërë.
Njerëzit janë të pakënaqur, kanë humbur durimin. I mirëkuptoj dhe u them se nuk ka asnjë rrugë tjetër.
Çdo rrugë tjetër është iluzion dhe mund të jetë katastrofë.
Duan të rikthehen dhe janë në të drejtën e tyre. Si mund të përsëritet e njëjta gjë dhe të pritet rezultat tjetër?,”-tha Rama. /albeu.com/