Muaji i shenjtë i Ramazanit fillon të martën dhe mbaron më 12 Maj, ja rregullat që duhet të dini

Pse ndryshon data çdo vit?

Kalendari islamik është hënor, domethënë çdo muaj fillon me hënën e re astronomike. Meqenëse muajt hënorë janë më të shkurtër se diellor, kalendari islamik nuk korrespondon me kalendarin Gregorian që ndjek perëndimi.

Data e saktë e Ramazanit gjithashtu ndryshon nga vendi në vend me rreth një ditë, varësisht se kur shikohet hëna.

Ramazani është periudha e rilindjes dhe një nga pesë detyrat kryesore të një myslimani.

Nga mëngjesi deri në perëndim të diellit, myslimanët nuk hanë, pinë, tymosin ose bëjnë seks në mënyrë që të arrijnë pastrimin e plotë fizik dhe shpirtëror.

Agjërimi absolut vetëm gjatë ditës nuk mjafton që besimtari të kryejë detyrën e tij ndaj Zotit. Ai nuk duhet të bjerë në mëkate të caktuara, të tilla si gënjeshtra, shpifjet, xhelozia, lakmia dhe dëshmitë e rreme.

Pas Perëndimit, gjithçka lejohet, pasi besimtarët luten dhe ulen në tryezë për darkë, e cila quhet “iftar”.

Nga mesnata deri në lindjen e diellit, konsumohet vakti tjetër, “syfyr”, në mënyrë që besimtarët të kenë energji për të përballuar ditën e gjatë të agjërimit.

Nga agjërimi përjashtohen të miturit, të moshuarit, të sëmurët, pleqtë dhe gratë shtatzëna, gratë gjatë ciklit menstrual dhe ata që udhëtojnë përjashtohen përkohësisht.

Agjërimi (sawn) është një nga pesë detyrat e besimit islam. Katër tjerat janë ushtrimi i besimit (kalima), recitimi i përditshëm i pesë lutjeve (salat), dhënia e lëmoshës (zekatit) dhe përmbushja, së paku një herë në jetë, e pelegrinazhit (hagg) në Mekë të Arabisë Saudite.

Kurban Bajrami është “festa e prishjes së agjërimit” dhe shënon fundin e Ramazanit çdo vit.


Shtuar 12.04.2021 17:08

Tags: ,