Krykomisionieri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, gjatë konferencës për shtyp sot, u pyet në lidhje me përplasjen brenda PD-së, se kë do të regjistrojë në zgjedhje, PD-në e Bashës apo të Berishës.
Për komisionin e rithemelimit, Celibashi tha se partitë politike që kërkon të regjistrohet si subjekt, i nevojitet dokument nga gjykata e Tiranës.
“Deri në momentin që flasim nuk kemi komunikim me asnjë parti politike apo grup politik. Duhet të jemi institucional. Në moment që do të kemi kërkesë për regjistrim nga PD-ja, do të keni përgjigjen e pyetjes”, tha ai.