Dekretimi i zgjedhjeve më 6 mars, Meta: Nxis një proces të rregullt

Presidenti Ilir Meta, nga Shkodra, ka folur për dekretin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore që do të mbahen më 6 mars në 6 bashkitë pa kryetar, përkatësisht te ajo e Durrësit, Rrogozhinës, Vorës, Dibrës, Shkodrës dhe Lushnjës.

Meta u shpreh se tashmë KQZ ka punën më të madhe dhe nxiti për një proces të rregullt.

“KQZ ka punën më të madhe tashmë për të pasur një proces shembullor për të gjithë qytetarët që duhet që të marrin pjesë . Vota është mjeti kryesor në demokraci dhe nuk duhet që të humbet forca që ajo ka.

Është një element i rëndësishëm për të rehabilituar institucionin e votës së lirë në vend. Nuk janë zgjedhje kombëtare dhe përgjithshme vendore por janë zgjedhje  në disa bashki kryesore në vend. Problemet me të cilat ndeshet vendi ynë prej kohësh ka të bëjë me respektimin e votës së lirë në vend dhe si anëtarë të forcave të ndryshme.

Unë i nxis të gjitha këto që të kenë reflektimin e duhur dhe ti shërbejnë një procesi të rregullt. Ne presim që së bashku me Maqedoninë e Veriut të çelim dhe negociatat për në BE dhe ky është një moment i rëndësishëm për të treguar një moment reflektimi nga të gjithë”, tha Meta.


Shtuar 20.01.2022 13:14