Spiropali publikon foton e djalit dhe i bën urimin e veçantë në ditën e lindjes (FOTO LAJM)

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka bërë sot një postim në Facebook ndryshe nga ç’jemi mësuar duke parë në profilin e saj, larg çshtjeve politike.

Ajo ka uruar të birin e saj, Kren i cili feston sot ditëlindjen e dytë.

Spiropali ka publikuar edhe një foto të djlit ku e uron më fjalët:

“2 vjet më parë kur erdhe në këtë botë, më përqafove aq fort sa e gjithë bota m’u duk një grimcë.
Gëzuar ditëlindjen Kren, të ka mama shpirt.”

Kujtojmë se Kren është fëmija i dytë i Ministres. Ajo është nënë edhe e një vajze, të quajtur Nalta.


Shtuar 20.01.2022 10:39