Grupi “Berisha” konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhje: Po përgatitemi, do nisë me primare brenda partisë

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashkitë pa kryetar në vend.

Ky komision bën me dije sot përmes një deklarate se vendosi hapjen e procesit të primareve brenda PD për përzgjedhjen e kandidaturave për secilën nga bashkitë në garë. Afati për paraqitjen e kandidaturave është 24 janari.

Deklarata e plotë:

Duke ndjekur situaten politike per zgjedhjet e pjesshme, Komisioni i Perkoshem i Rithemelimit te Partise Demokratike deklaron se do te jete pjese e ketyre zgjedhjeve per tu dhene Shqiptareve mundesine per tu perfaqesuar ne qeverisjen vendore me kapacitetet me te mira te vendit.

Komisioni i Perkohshem i Rithemelimit vendosi sot hapjen e procesit te primareve brenda PD per perzgjedhjen e kandidaturave me te mira per secilen nga bashkite ne gare.

Nga sot, ne te gjitha bashkite ku do te hapet gara Partia Demokratike fillon punen per evidentimin e kandidateve. Procesi i perzgjedhjes do te finalizohet me date 30 Janar 2022 sipas parimit “te Primareve”.

Ne perputhje me statutin e PDSH neni 12 dhe 38 kandidatet mund te evidentohen:

Me vetepropozim;

Propozim nga anetaresia;

Propozim nga organet qendrore te PDSH.

Kandidatet duhet te jene personalitete me autoritet te larte politik profesional dhe shoqeror.

Dokumentacioni i nevojshem duhet te paraqitet prane Komisionit te Perkohshem te Rithemelimit te PD dhe duhet te permbaje CV profesionale dhe politike te kandidateve si dhe formularin e vetedeklarimit per pastertine e figures se kanditatit.

Afati per paraqitjen e kandidaturave eshte data 24 Janar 2022 ora 24.00/albeu.com/