Tropojania i kujton Berishës ‘97: Kërkoju falje nënave të veshura me të zeza

Një prej grave të pranishme në takimin e kreut të PD Lulzim Basha me Lidhjen e Gruas Demokratike, i bëri apel ish-kryeministrit Sali Berisha t’u kërkojë falje nënave të veshura me të zeza duke i kujtuar firmat piramidale.

“I bëj thirrje patriotit tim t’i kërkojë falje nënave të Tropojës të veshura me të zeza. Të gjitha nënave që me një mënyrë apo një tjetër. Me firmat piramidale që u bënë në kohën e tij.

Në kohën e moskthimit të pronave janë vrarë gjithë atë djem. Janë gjithë ato gjëra që nuk i arriti në kohën e vet Sali Berisha. Nuk duhet të vinte këtu që të gjuante nënat dhe gratë me gur atë ditë”, tha ajo.

Një mesazh për Sali Berishën e pati edhe nënkryetarja e PD Grida Duma. “Nuk shikoj dot mjerim më të madh për Sali Berishën. Kushdo që është atje jashtë nuk është i ndryshëm nga ne”, tha Duma.


Shtuar 18.01.2022 13:33