Vedat Muriqi pritet që shumë shpejt ta vazhdojë karrierën në futbollin rus.
Madje, mediat turke raportojnë se transferimi i futbollistit të Kosovës te CSKA Moska është finalizuar, shkruan FrontOnline.
Muriqi pritet t’i bashkohet gjigantit rus në huazim për 2.5 milionë euro me opsionin e blerjes për tetë milionë sosh.
Ende nuk ka zyrtarizim nga palët, por dihet se Muriqi nuk është pjesë e planeve të trajnerit Maurizio Sarri te Lazio.